BELSH

Një i ri, duke drejtuar makinën e tij ka përplasur sot për vdekje një 48-vjeçar në Ballsh. Edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë rekord, ai nuk mundi të shpëtonte për shkak të plagëve të rënda.

Mësohet se viktima para momentit të aksidentit po ecte në këmbë buzë rrugës ku u përplas për vdekje.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 13:15, në qytetin e Ballshit, shtetasi G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I.M, 48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Për pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u trasportua për në Spitalin Rajonal Fier por gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: