DURRËS

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur ka ndodhur në qytetin e Durrësit, përkatësisht tek rruga e re e ish-Kënetës në lagjen nr.17.

“BalkanWeb” ka siguruar edhe pamje nga vendi i aksidentit ku si pasojë e përplasjes, nusja dhe vjehrra kanë vdekur në qytetin e Durrësit. Përplasja e tyre është shënuar pranë një karburanti. Nga përplasja humbën jetën Bukurie Cufaj 56 vjeçe dhe Sabije Cufaj 38 vjeçe.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa menjëherë është arrestuar drejtuesi i mjetit tip “Benz” si autor i ngjarjes së rëndë.  Nga të dhënat e para nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes.

Fillimisht Policia e Durrësit në njoftimin e shpërndarë për mediat raportoi se në aksident kanë humbur jetën një burrë dhe një grua, por më pas ky version u hodh poshtë, duke shtuar se viktima të përplasjes mbetën pjesëtarët e së njëjtës familje, vjehrra së bashku me nusen e djalit.

Njoftimi i parë:

“Pak minuta me pare në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, nje shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetas këmbësorë (një burre e një grua).Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes”

Njoftimi i dytë:

“Shtetaset e aksidentuara me pasojë vdekjen në aksidentin e ndodhur në lagjen Nr.17/1 janë B.C. 56 vjeçe dhe S.C. 38 vjeçe.”

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: