VAU I DEJËS

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Hajmel të Vaut të Dejës. “BalkanWeb” mëson se një automjet ka përplasur për vdekje  një këmbësor. Dyshohet se shtetasi që humbi jetën është përplasur teksa po kalonte rrugën në Hajmel të Vaut të Dejës.


Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Ende nuk dihet identiteti i shtetasit, i cili u përplas për vdekje.


(n.m/BalkanWeb)


Etiketa: