TIRANË

Një makinë tip “Benz” ka shpërthyer në flakë pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë. Gazetarja  e “Balkanweb”, Dorjana Bezat raporton se nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes.

“BalkanWeb” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet e kapluar nga flakët makina tip “Benz” në pronësi të shtetatasit me iniciale, K.H.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19.03 në afërsi të rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja” është përfshirë nga flakët në ecje,automjeti në pronësi të shtetasit K.H. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: