Disa minuta pas atentatit në Shkodër, një makinë është gjetur e djegur në Grudë. Brenda automjetit janë gjetur 2 armë zjarri. Mjeti i djegur është një Land Rover.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se makina e djegur u gjet 7 kilometra larg vendit të ngjarjes.
Kujtojmë se nga një atentat sot në Dobraç të Shkodrës, ka mbetur i vdekur Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati.
Ndërsa, ka mbetur e vdekur edhe kalimtarja e rastit Flutura Basha, ndërsa u plagos bashkëshorti i saj Bashkim Basha.
(Balkanweb)