TEPELENË- Një fëmijë 10 vjeç ka mbërritur i pajetë në spitalin e Tepelenës. Sipas të dhënave të para, 10-vjeçari ishte në gjendje gripale prej disa ditës.

Mësohet se i mituri Sabri Iljazi është dërguar në spitalin e Tepelenës por mjekët e këtij reparti iu kanë kërkuar ta çojnë në spitalin e Gjirokastrës për mjekim më të specializuar.

Por prindërit nuk e kanë çuar në spital por në shtëpi. Pasi gjendja e tij u rëndua, ata e kanë dërguar sërish në spital mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00 por ka mbërritur i pajetë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb