GJIROKASTËR
Trupi i pajetë i minoritarit grek, Kostandinos Kacifas i vrarë ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës pas ekspertizës së bërë në Mjekësinë Ligjore në Tiranë, në orët e para të mëngjesit ka mbërritur në Gjirokastër.
“BalkanWeb” ka mësuar se trupi i pajetë i Kacifas ende nuk është dërguar pranë familjes së tij në Bularat, por pritet që të mbërrijë në minutat në vijim. Kostandinos Kacifas u ekzekutua nga forcat RENEA me 28 tetor, saktësisht në ditën Kombëtare të Greqisë, ku në Bularat ishin mbledhur personalitete dhe figura të rëndësishme greke për të kremtuar.
Minoritari grek nuk iu bind urdhrit të forcave RENEA dhe për pasojë nga shkëmbimi i zjarrit ai mbeti i vrarë në pasditen e së dielës të 28 tetorit në Bularat të Dropullit në Gjirokastër.
Prokuroria dje firmosi tërheqjen e trupit të 35-vjeçarit nga ambientet e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ndërsa në ceremoninë mortore të minoritarit grek thuhet se do të jenë të pranishëm mbi 2000 mijë grekë.
Policia shqiptare ka marrë paraprakisht të gjitha masat dhe do të monitorojë çdo gjë gjatë ceremonisë mortore për Kostandinos Kacifas.
(n.m/BalkanWeb)