DURRËS- Një tjetër pushues është mbytur gjatë paradites së sotme. Sipas raportimeve paraprake ngjarja ka ndodhur në plazhin e Porto Romanos.

Policia e lajmëruar nga pushuesit, ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Po sot, një pushues u gjet i pajetë në plazhin e Currilave në Durrës. Viktima një 72-vjeçar u gjet pranë një hoteli në bregun e detit në ujë.

Informacion paraprak
Më datë 07.07.2018 rreth orës 11:45, në lagjen Nr. 15 , duke u larë në det ka gjetur vdekjen shtetasi M. M. 62 vjeç, banues në Durres.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb