Është shënuar viktima e dytë brenda javës në plazhin e Vlorës. Raportohet se ka humbur jetën një grua e moshuar në Vlorë, nërsa vetëm pak ditë më parë një tjetër 70-vjeçare mbeti viktimë.

Raportohet se sot ka mbetur viktimë një pushuese 70-vjeçare, e cila ka pësuar arrest kardiak, teksa ndodhej në zonën e njohur si plazhi i ri. Edhe pse të moshuarës i është dhënë menjëherë ndihmë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Kujtojmë që kjo është viktima e tretë e këtij sezoni turistik. Gjatë muajit qershor, në zonat e plazhit kanë humbur jetën edhe dy pushues të tjerë, një 70-vjeçare po në plazhin e Vlorës më 17 qershor, dhe një 70-vjeçar kosovar në Durrës, më 11 qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: