SARANDË

Një automjet është duke u djegur në këto momente pranë qendrës së qytetit.

Zjarrfikësja në vendngjarje po shuan zjarrin, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Paraprakisht mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

“Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se ka marrë flakë, në ecje e sipër, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. K., ku si pasojë e përhapjes së flakëve është dëmtuar pjesërisht edhe një mjet i parkuar tip “Ford”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjetin tip “Benz”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb