TIRANË

Presidenti Ilir Meta e ka dekretuar Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm.

Sot ishte afati i fundit dhe me sa duekt Kreu i Shtetit e ka marrë vendimin. Po gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshit nga grada Gjeneral me kërkesë të tij.

Lleshaj kërkonte që të mos ishte më pjesë e ushtrisë në mënyrë që t’i hapej rruga për emërimin në postimin Ministrit të Brendshëm.

Ky vendim i Presidentit vjen pas propozimit të dytë nga kryeministri Edi Rama për Lleshajn. Herën e parë Meta u shpreh se nuk ‘i ishte krijuar bindja’ për ta dekretuar për ministër dhe në korrespondencën e mëpasme me qeverinë u zbuluan se ngërçi dhe mosdekretimi vinte pikërisht për shkak të statusit aktiv të ushtarakut të Sandër Lleshaj që deri sot mbante gradën gjeneral. Por me sa duket dhe ky moment është tejkaluar dhe tashmë zv.ministri Lleshaj do të marrë detyrën e ministrit të Brendshëm.

Presidenti Meta dekreton emërimin e Sandër Lleshaj Minister i Brendshëm

DEKRET PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,

Dekretoj:
Neni 1
Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10957
Tiranë, më 16.11.2018.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb