Kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Presidenti Meta bën një tjetër lëvizje.

Përmes një letre që Presidenca i ka dërguar Kryeministrisë, Kreu i Shtetit Ilir Meta e fton kryeministrin Rama nesër në një takim.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Rama, i cili ka publikuar në Twitter përgjigjen refuzuese: “Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!

TWITTERI I RAMES

  • foto galeri

LETRA E METES

  • foto galeri

Kujtojmë që Presidenti i vendit Ilir Meta e zhdekretoi 30 qershorin si datë zgjedhjes, ndërsa vendimi i tij u botua edhe në Fletoren Zyrtare. Presidenti u shpreh se një vendim të tillë e mori në të mirë të vendit, që të mos kishte zgjedhje një partiake e që të mos lejonte tensionimin e situatës gjatë protestës së 8 Qershorit të opozitës.

Nga ana e saj mazhoranca dhe kryeministri Rama e cilësuan antikushtetues dekretin e tij. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjithashtu, e së fundmi as Kolegji Zgjedhor nuk e njohu. Mazhoranca është e vendosur të shkojë në zgjedhje lokale më 30 qershor, ndërsa për Presidentin Meta, kanë nisur procedurat e shkarkimit nga detyra, me pretendimin se: Nuk është më i denjë të qëndrojë në atë zyrë, siç artikulon vetë Rama.

Nga ana tjetër Presidenti thotë se do qëndrojë në detyrë deri më 24 korrik 2022, ndërsa nuk do rresht së punuari për zgjidhjen e krizës. Kjo letër dërguar kryeministrit fakton qëndrimin e tij.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb