Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një video rithekson akuzat ndaj kreut të KED-së Ardian Dvorani, si përgjegjësin kryesor për mosfunksionimin e GJykatës Kushtetutese. Kreu shtetit thekson se arsyeja e mosngritjes eshte bllokimi i funksionimit të KED për dy vite, me synim që në krye të saj të ishte Ardian Dvorani. Presidenca akuzon Dvoranin per mungesë transprence, qëllimi i së cilës ishte manipulimit të procesit.

Në shpejgimin që i bëhet Kusnhtetutës, Presidenti thekson se për çdo vakancë në Gjykatën Kushtetutëse duhen 3 emra të ndryshëm kandidatësh. KED, thuhet të spotin e presidencës, më 21 shtator 2019 miratoi renditjen e 6 kandidaturave për 4 vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Por që ishte një konkurim fiktiv.

Por sipas kreut të shtetit, shkelja më flagrante e kreut të KED-së është shkelja e afateve dhe mosrespektimi të radhës kushtetutese.

Sipas presidencës më 8 tetor Dvorani i dërgoi me iniciativë personale listat e dy vakancave të tij njëherazi, për që është e ndaluar përzgjedhje të menjëhershme të dy anëtareve nga Presidenti, pasi për secilën vakancë afati emërimit për do përzgjedhje është 30 ditë .

Sipas kreut të shtetit, afati ligjor për Presidentin jo vetëm që s’mund të përmbysë detyrimin e qarë kushtetutes të radhës së emërimit, por afati fillon vetëm kur nuk ekzistojnë më pengesa kushtetutese dhe ligjore.

Sipas presidentit shpallja në Fletoren Zyrtare të emrit të Arta Vorpsit si anëtare të GJykatës Kushtetutese me iniciativë personale të Ardian Dvoranit, ishte antikushtetutese. Presidenti Meta thekson se vetëm Dvorani mund të degradonte integritetin e këtij procesi jetik për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb