Presidenti Ilir Meta do të presë të martën në orën 11:00, në një tryezë dialogu partitë e vogla me kerkese te tyre. Një vendim i tillë vjen pas thirrjes së krerëve të këtyre të fundit një ditë më parë, fill pas takimin me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

“BalkanWeb” mëson se në takimin me Metën do të jenë të pranishëm kreu i Partisë Republikane Fatmir mediu, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Ishte kreu i PR-së, Fatmir Mediu ai që i bëri thirrje Presidentit të uleshin në një tryezë dialogu me qëllim zgjidhjen e krizës politike. Mediu kërkoi edhe përfshirjen e Partisë Socialiste në këtë takim.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb