BULQIZE – Një incident ka ndodhur në minierën e Bulqizës, ku një minator është rrëzuar në tunelet e galerisë.

Minatori Naim Gjoka punonte në nivelin 14, dhe ra në 20 metra thellësi, raporton për BalkanWeb gazetari Enver Doçi.

55 vjeçari mësohet se ka pasur dëmtime në këmbë dhe për shërbim më të specializuar ai do transportohet me helikopter nga miniera e Bulqizës drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 11:00, salla operative e policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, një shtetas, i cili është dëmtuar në minierën e kromit.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan  në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes  ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në ambjentet e brendshme të një galerie kromi, në Bulqizë, në nivelin 14, nënkati i 4, shtetasi N.Gj, rreth 55 vjeç, banues në Vajkal Bulqizë, (punëtor), duke punuar  dyshohet se është shembur një  masiv shkëmbor duke e dëmtuar në pjesën e këmbës
I dëmtuari pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb