KUKËS – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit. Një motor ka dalë nga rruga e si pasojë ka humbur jetën 1 person ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktima është Ndriçim Cara 25 vjeç, ndërkohë është plagosur rëndë vëllai i tij Demir Cara, 36, i cili po transportohet drejt Tiranës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusan. Shkak aksidenti besohet të ketë qenë humbia e kontrollit të motorit nga ana e shoferit.

Megjithatë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur verifikimin e plotë të rrethanave.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: