Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Në Pamjet e siguruara nga BalkanWeb, Murrizi shihet teksa i drejtohet ambienteve të SPAK mesditën e kësaj të marte.

BalkanWeb mëson se Murrizi është thirrur për t’u pyetur nga prokurorët, pasi ndaj tij SPAK ka hapur një hetim pasuror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb