TIRANË

Është ndarë nga jeta sot në moshën 76-vjeçare bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë, Dritëro Agollit, Sadije Agolli.

“BalkanWeb” mëson  se gruaja e Dritëroit, Sadije Agolli ka ndërruar jetë sot në spitalin e Neurologjisë pasi javën e shkuar pësoi hemorragji cerebrale.

Ajo ka ndërruar jetë dy vite pas vdekjes së bashkëshortit të saj, njeriut të letrave dhe kulturës shqiptare, i cili frymëzoi dhe shërbeu si model për shumë shqiptarë.

Letrat e dashurisë të shkëmbyera mes Sadije Agollit dhe Dritëroit kanë ngjallur gjithmonë interes të lartë duke shërbyer si histori frymëzimi e sakrifice, ndërsa kanë dhënë shembullin model se si dashuria forcohet edhe më shumë pavarësisht viteve që kalojnë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb