Jamarbër Malltezi është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ndërsa i është caktuar edhe masës “arrest me burg” për privatizimin e kompeksit “Partizani”.
Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit, pasi po priste bashkëshorten e tij që po kthehej nga Gjermania, më konkretisht nga qyteti i Mynihut, kur është ndaluar nga autoritetet që i komunikuan akuzat.
Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.