KORÇË

Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka. Mësohet se Orgocka ka ndërruar jetë, për shkak të hemoragjisë cerebrale.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se Orgocka mbante titullin “Mjeshtër i madh”. Ai ndodhej prej dy javësh i shtruar në spital, kurse u nda nga jeta sot, në moshën 84-vjeçare.

Dhimitër Orgocka ka luajtur ndër të tjera tek filmi “Gjeneral Megafoni”. I lindur më 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës, Orgocka pati një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”, ku ka vënë në skenë104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.

Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb