TURQI

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen.

Gulen, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur.

Herkul publikoi ​​një deklaratë në platformën , X (ish Twitter), duke konfirmuar vdekjen. Në postim shkruhej: “Sot (20 tetor), Fethullah Gulen ka ndërruar jetë”.

Gulen ishte fillimisht aleati i Erdoganit, por në vitin 2012 të dy patën konflikte dhe presidenti turk e akuzoi atë se kishte planifikuar grushtin e shtetit të 2016-ës.

Kreu i lëvizjes FETO, Fethullah Gulen, dikur ka qenë edhe aleati i presidentit Erdogan, derisa lëvizja e tij mori rrjedhë tjetër dhe u shpall organizatë terroriste nga Ankaraja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb