LETONI

Ndërron jetë efektivi tjetër shqiptar, i cili mbeti i plagosur disa ditë më parë në Letoni. Lajmi konfirmohet nga ministrja  e Mbrojtjes Olta Xhacka.


Major Klodian Tanushi mbeti i plagosur me 6 maj nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra edhe pse po mbahej nën kontrollin intensiv të mjekëve letonezë.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!🇦🇱”-shkruan Xhacka.


Major Tanushi u largua duke lënë pas tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij. Ministrja Olta Xhaçka i ka shprehur ngushëllime familjarëve të ushtarakut që ishte me mision në Aleancën e Atlantikut të Veriut në Letoni.


Ky lajm i trishtë vjen në të njëjtën ditë, kur edhe ushtarakja Zarife Hasanaj u përcoll për në banesën e fundit si dëshmore e atdheut, pasi humbi jetën në kampin “Adazi” katër ditë më parë si pasojë e shpërthimit të një mine.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb