VLORË- Policia e Vlorës ka arritur të kapë pak minuta pas ngjarjes se ndodhur mëngjesin e sotëmdy nga autorët e grabitjes së furgonit.

Policia e Shtetit njofton zyrtarisht se efektivët iu janë vënë nga pas autorëve dhe kanë arritur t’i kapin dy prej tyre në kodrat e Panajasë. Ndërkohë që është në kërkim i treti.

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri kallashnikov si dhe mjetin me të cilin u larguan autorët. Ngjarja ndodhi mengjesin e sotëm në zonën e Skelës ku u grabit një furgon i linjës Itali-Shqipëri.

Gazetari, Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se autorët e grabitjes ishin të veshur me kostume sportive me ngjyrë të zezë dhe gri.

Ata kanë marrë paratë, të cilët ishin të ndara në zarfe dhe në çanta duke u larguar me shpejtësi nga vendi i grabitjes me një “Benz” të zi. Nga të dhënat e para mësohet se shuma e grabitur shkon në 10 mijë euro.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb