TIRANË- Prokuroria merr në pyetje në spital Ervis Martinajn, biznesmenin e basteve që mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë truproja i tij Fabian Gaxha.
Prokuroria ka marrë dëshminë e Martinajn për ngjarjen që tronditi Tiranën, ndërsa ndodhet ende në ambiente spitalore për shkak të plagëve të marra gjatë konfliktit.
Ndërkaq burime nga Prokuroria deklaruan se akuza do kërkojm arrest në burg për Martinajn si dhe për mikun e tij që ndodhet në spital në gjendje kritike Eljon Haten.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në bar Solomon në Bllok, ndërsa mbeti i vrarë truproja i Ervis Martinaj Fabian Gaxha. Policia arrestoi Martinaj dhe Haten menjëherë pas krimit, ndërsa shpalli në kërkim Ervin Matën, Meviol Bilon dhe Fabio Allushin.
Por gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar u ndalua në Kakavijë Galdo Hoti, i cili po udhëtonte drejt Greqisë. Sot policia njoftoi ndalimin e tij si të përfshirë në vrasjen e Bllokut. Madje thuhet se Galdo dyshohet se ka qëlluar me armë. Galdo ishte pjesë e tavolinës së tre personave të tjerë që ndodhen në kërkim. Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata. megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.
Dëshmia e Martinajt pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen, por nuk dihet nëse versioni i tij do të jetë i njëjte me ato që kanë siguruar mediat deri tani.
(BalkanWeb)