Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se nga nesër kush thyen orën policore të ndalim qarkullimit 22:00 – 6:00 do të gjobitet.

Siç bëjnë me dije burimet, bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja.

Duket se gjoba do të jetë më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, por edhe ora policore ka përjashtime teksa burime për BalkanWeb konfirmojnë se sektorët si OSHEE, Energjitika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat.

Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8 orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb