BERAT- Një 5-vjeçar në qytetin e Beratit ka shkaktuar një tragjedi brenda familjes së tij. Teksa lëvizte automjetin tip “Benz” të familjes, i mituri ka përplasur aksidentalisht gjyshen e tij, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Informacion paraprak

Më datë 27.12.2017, në orën 11:50 Salla Operative është njoftuar se në Spitalin Rajonal Berat ka mbërritur një shtetase e pa jetë.
Menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Berat ku kanë konstatuar shtetasen
D.H, 52 vjeçe, banuese në Pobrat, Berat e cila ishte e pa jetë.
Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se, nipi i saj, 5 vjeç, ka levizur mjetin tip Benz me targa AA723LF, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së saj dhe për pasojë ka përplasur shtetasen D.H duke i shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: