Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit.

Efektivi, rreth moshës 37 vjeç ndodhej në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti kur ka qëlluar veten me një plumb.

Efektivi i plagosur rëndë është transportuar në spital me autoambulancë.

Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet e ditur ende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: