Ministria e Mbrojtjes njofton se është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e një shtëpie 4-katëshe të shëmbur tashmë, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

MM thotë se trupi i pajetë i nxjerrë sonte nga rrënojat i përket 22-vjeçares Griselda Lala.

Trupi i saj i pajetë u nxor nga rrënojat e banesës 4-katëshe të shembur, e cila ndodhet në lagjen 17 në Durrës. Familja Lala ka humbur shumë anëtarë në këtë tragjedi nga tërmeti 6.4 ballë që tronditi vendin.

Në rrënoja në zonën e ish-Kënetës ndodhen edhe 5 persona të tjerë, të cilët po punohet për t’i nxjerrë. Kujtojmë se deri tani, si pasojë e tërmetit të fuqishëm kanë ndërruar jetë 36 persona, ndërsa 657 janë plagosur.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb