ELBASAN- Shkatërrohet një grup i fuqishëm kriminal në Elbasan, ndërsa në pranga kanë rënë 8 persona. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksion u sekuestrua 70 kallëpe me tritol, armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Deri më tani nuk dihen detaje rreth operacionit ‘Forca e ligjit’ si dhe emrat e personave të arrestuar, ndërsa thuhet se ata janë nga Pogradeci dhe Gramshi.

Sipas informacioneve, thuhet se operacioni, i drejtuar nga drejtori i komanduar i Policisë së Elbasanit, Altin Qato, ka zgjatur 6 orë, ndërsa në terren kanë qenë forcat RENEA dhe FNSH.

Ndërkohë operacioni vijon ende, ndërsa personat e arrestuar po merren një pyetje. Dorjana Bezat raporton në një lidhje telefonike për ‘News24’ se këtij grupi të strukturuar kriminal i janë sekuestruar një sasi armatimesh dhe lëndë narkotike. Sakaq, policia ka ‘zbarkuar’ edhe në banesat e këtyre personave, ndërsa prokuroria ishte prej kohësh në hetim të këtij grupi. Policia përdori metoda proaktive për këtë operacion, duke infiltruar kështu në grup edhe agjentë civilë.

Kujtojmë se paraditen e sotme në Elbasan ishte edhe kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, e cila dha një mesazh të qartë gjatë takimit që zhvilloi me prokurorët. Ajo pohoi se Elbasani është pikë e “nxehtë” për grupet e krimit, ndaj prokurorët duhet të hetojnë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb