Pas miratimit të paketës ‘Anti-KÇK’, Operacioni Forca e Ligjit tashmë ndodhet në terren, ku ka ndërmarrë aksionin e parë. Oficerë të OFL-së kanë nisur një aksion në Shijak, për të sekuestruar pasuritë e fisit të Hajrave, mes tyre dhe resorti luksoz “Golden”, ku i mbajt peng Jan Prenga.

Burime nga Operacioni Forca e Ligjit thanë se po sekuestrohet pasuria e Altin Hajrit në Shijak, i shpallur në kërkim si i përfshirë në rrëmbimin dhe dhunimin deri në vdekje të 49-vjeçarit Jan Prenga. 24 orë më parë policia u kishte çuar familjes Hajri një formular për të justifikuar pasurinë, pasi dyshohet se ajo është ngritur nga veprimtari kriminale.

News 24 mëson se 12 drejtoritë vendore të policisë kanë përgatitur një listë me emrat e gjithë personave që preken nga ky akt normativ dhe ia kanë përcjellë Departamentit të Policisë Kriminale, e cila po e përgatit për ta kaluar në SPAK. Në ditët në vijim, pritet që forcat e OFL të ndërhyjnë në të tjera sekuestro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: