DURRËS
Një sasi droge është gjetur në tavanin e konteinerit me banane të bllokuar në portin e Durrësit. BalkanWeb mëson se po sharrohet tavani metalik i dyfishtë i modifikuar teksa po nxirren, numërohen e peshohen pakot me drogë.
Dyshohet se janë me kokainë nga Ekuadori.
Ngarkesa është nisur 24 ditë më parë, teksa operacioni ka nisur shumë shpejt, aq sa prokurorët e SPAK nuk kanë shkuar ende në vendin e ngjarjes.
Prokuroria ka në përgjim disa persona dhe pronarë kompanish të cilët mund të jenë të përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri.
(BalkanWeb)