TIRANË

Gazetarja Dorjana Bezat ka zbuluar detaje të reja për zjarrin e rënë pak më parë në një pallat në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë.

Zjarri i sotëm nuk ishte një rast i izoluar, por gazetarja ka mundur të mësojë se kjo ka ndodhur të paktën edhe tre herë të tjera. Gjashtë persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi prezenca e dendur e tymit ka vënë në vështirësi shëndetin e banorëve.

“Ngjarja është e paralajmëruar, pasi kanë ndodhur  defekte elektrike të paktën edhe tre herë të tjera. Ndërhyrja në kohë bëri që të shpëtonte jeta e një fëmijë. Vajza e vogël u nxor nga pallati, por nuk u asfiksua dhe është dërguar në spital. Në spital kanë shkuar 6 persona, por nuk kanë shenja asfiksie”, raportoi gazetarja Dorjana Bezat nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja më parë

Impianti elektrik i një pallati është përfshirë në flakë në këto momente në rrugë “Teodor Keko” në Tiranë.  Nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës.

Policia dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për evakuimin e banorëve për shkak të tymit të dendur.

Në rrugën “Teodor Keko” ka rënë zjarr në panelin elektrik të një pallati i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses.Shërbimet e policisë në bashkëpunim me zjarrfikësit po bëjnë evakuimin e banorëve për shkak të prezencës së madhe të tymit. Deri në këto momente nuk ka persona të dëmtuar. Në vendgjarje ndodhen edhe ambulancat.”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: