BORSH

Një skaf është përfshirë nga flakët pak çaste më parë në ujërat e Borshit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gazetarja Shpresa Dine, referuar burimeve nga vendngjarja raporton për “BalkanWeb” se nuk ka persona të plagosur.  Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.

Në pamje duket skafi i përfshirë në flakë, ndërsa  kjo ka shkaktuar panik tek qytetarët dhe pushuesit. Ajo që bie në sy dhe që ka marrë  vëmendjen e të gjithëve është tentativa e qytetarëve që përpiqen për të fikur flakët.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb