Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 77 vota “pro” dhe 22 “kundër” kanë votuar për Qeverinë e re, kryetar i së cilës do të jetë Hristijan Mickoski.

Qeveria e re përbëhet nga OBRM-PDUKM, koalicioni VLEN dhe partia “ZNAM”.

Kundër Qeverisë së re votuan deputetët e LSDM-së dhe “Të Majtës”, ndërsa ata të Frontit Europian e lëshuan Kuvendit para votimit të Qeverisë së re.

Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë se ajo e kaluara. Qeveria e Mickoskit do të ketë 5 zëvendëskryeministra, njëri prej të cilëve do të jetë zëvendëskryeministër i parë. OBRM-PDUKM do të udhëheqë me 15 departamente, 6 ministri janë të VLEN-it dhe 2 të ZNAM-it

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb