TIRANE- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur sot në një takim kryeprokuroren e re të përkohshme, Arta Marku, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe Arben Ahmetajn e Ministrisë së Financave. Në takim ishin të pranishëm edhe zv.drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.

Takimi në fjalë bëhet në kuadër të operacionin ‘Forca e ligjit’, që ka nisur si aksion pak muaj më parë.

Kujtojmë se kjo është hera e parë kur Marku përfshihet në një takim me ministrat sa i takon operacionit “Forca e ligjit”, që ka si synim “luftën” kundër aseteve dhe pasurive të krijuara nga veprimtaritë kriminale.

marku

Theksojmë faktin se ky takim vjen në një kohë kur kryeprokurorja e re është në qendër të sulmeve dhe debateve pas shkarkimeve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve.

Ndaj Markut janë depozituar dy padi njëra pas tjetrës, konkretisht nga ish-drejtuesja e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi dhe bashkëshorti i saj prokuror në Elbasan, Dritan Gina.

Gjatë takimi, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj njohu anëtarët e Task Forcës Qendrore Ndërintitucionale me ecurinë e procesit gjatë muajit dhjetor 2017, hartimin dhe miratimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, masat e marra për ngritjen e strukturave për të thithur në to ekspertizën më të mirë në fushën e hetimit policor dhe krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb