GREQI- Pa vrasjes gjatë ditës së sotme të 35-vjeçarit, Kostandinos Kaçifa, në Bularat të Gjirokastrës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

“U informuam për vrasjen e të riut. Me autoritetet shqiptare po ndjekim zhvillimet. Ngushëllime për vdekjen e homogjenit grek. E papranueshme humbja e jetës së një personi në çdo rrethanë. Shprehim keqardhjen tonë për vdekjen e shtetasit grek ngushëllimet familjes së viktimës. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas do të marrim masat e duhura menjëherë.”, thuhet mes tjerash në reagim.

5bd5ebf06ff58greqia
5bd5ebf06ff58greqia

Në reagim thuhet se vrasja e të riut në çfarëdo rrethane të këtë ndodhur është e papranueshme, ndërsa kjo ministri njofton se ngjarja po ndiqet me interes bashkë me palën shqiptare.

Ministria e Jashtme dënon me forcë aksioni, i cili përfundoi me vrasjen e 35-vjeçarit, i cili qëlloi i pari mbi Policinë e Shtetit. Ndërkaq, në reagimin e Policisë së Shtetit, thuhet mes tjerash se pavarësisht thirrjeve të njëpasnjëshme, autori i cili humbi jetën nuk iu bind urdhrave të tyre për të dorëzuar armën.

Deklarata e Plotë e MPJ-së së Greqisë:

“Autoritetet greke, në kontakt me homologet shqiptare, kanë ndjekur nga afër nga momenti i parë zhvillimin e episodit ne fshatin Bularat, Shqipëri, ku shtetas grek duket te këtë hapur zjarr me kallashnikof kundër automjet të policisë shqiptare, te cilët kërkonin arrestimin e tij. Pak më parë, u informuam zyrtarisht se nga shkëmbimi i te shtënave me policinë shqiptare, Konstandinos Kacifas ka mbetur i vdekur. Shprehim dhembjen e thellë për vdekjen e homogjenit grek dhe ngushëllime familjes. Në çdo rast, është i papranueshëm fakti që një operacion arriti deri aty sa të humbasim jetë njeriu. Presim nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë te kushteve në të cilat humbi jetën shtetasi grek në fjalë dhe do kryejmë menjëherë veprimet e duhura.”, thuhet në reagimi e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: