Pas përplasjeve dhe tensioneve të forta që u krijuan sot gjatë seancës parlamentare por edhe në protestën përpara Bashkisë, grupi Parlamentar i PD njofton disa kallëzime penale në SPAK.
Në njoftimin e PD thuhet se kallëzim penal në SPAK është bërë për Kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropalin, Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, Drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocaj dhe disa punonjës të paidentifikuar policie.
“U futën persona të armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët”, ka pretenduar PD në kallëzim.
Teksa nuk dihen ende nëse ka emra të tjerë, pritet që të zbardhen më shumë detaje.
Lidhur me pretendimet e opozitës se deputetit Luan Baçi iu drejtua arma gjatë përplasjes te porta e Kuvendit, Policia e Shtetit sqaroi se asnjë nga efektivët e FNSH nuk ka patur pistoletë në brez. Ata kanë qenë të pajisur me spraj lotsjellës.
(BalkanWeb)