Ashtu siç është lajmëruar ditën e martë, date 26 nentor, Partia Demokratike ka thirrur protestën e radhës. Orari i protestës do të jetë ora 17:00.
Ndërkohë, gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në kuadër të kësaj proteste, kreu i PD-së Sali Berisha do të takojë sot (online) drejtuesit e qarqeve të PD-së. Takimi pritet të nisë në orën 18.00.
Gjatë takimit pritet të diskutohet për detaje të protestës, aksionin opozitar si dhe përfshirjen e sa më shumë qytetarëve.