BURREL

Një turist i huaj është përfshirë në një aksident rrugor në qytetin Burrelit. Gazetari i “BalkanWeb”, Enver Doçi bazuar në të dhënat paraprake thekson se turisti ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e shtyllës kurrizore.

Turisti pritet të dërgohet me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Aksident
Aksident

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: