Ka përfunduar kontrolli i BKH-së në apartamentin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Kontrolli u zhvillua në apartamentin e Beqajt, në qytetin e Vlorës.

Ky kontroll  u bë me urdhër të SPAK-ut. Kontrolli në shtëpinë e ish-ministrit ka nisur rreth orës 15:30 minuta. Beqaj, në burg për abuzimet me fondet e SASPAC.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësi publik ose çdo personi tjetër, që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, si dhe “Mashtrimi”.

Dy ditë më parë, më 22 korrik, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ankimuar në apelin e GJKKO, masën e sigurisë arrest me burg. Avokati i tij mbrojtës ka thënë se ish-ministri nuk ka rrezik që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: