BURREL

Një 26-vjeçar nga Burreli është arrestuar nga policia për veprën penale të “Përndjekjes”. Sipas policisë, i riu me iniciale A.M, u vu në pranga pasi dyshohet se përndiqte ish-bashkëshorten.

Njoftimi i policisë:

“Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u kap dhe ndalua shtetasi : A.M, 26 vjeç,  banues në Burrel.Ky shtetas, është shpallur në kërkim nga Shërbimet e Komisariatit të Policië Mat, për veprën penale të “Përndjekjes”,si dhe në ngarkim të tij,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat   ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”,  për këtë vepër  penale. Materialet i  kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”-njoftimi i policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: