ELBASAN

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 15:00 në Papër e Elbasanit. Nga të dhënat paraprake raportohet se katër persona kanë humbur jetën, anëtarë të një familje dhe dy persona janë plagosur.

“BalkanWeb” mëson se në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intesivisht për dokumentimin e plotë të aksidentit.

Aksident Ne Elbasan
Aksident Ne Elbasan

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrim ndihmën mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb