Aksident në Shkodër. Ngjarja u regjistrua në orën 10:00, në rrugën “Lin Delija”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C. dhe për pasojë është plagosur një 7-vjeçar.

Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C.

Si pasojë është dëmtuar një 7-vjeçar, pasagjer në automjetin e shtetases M. C., i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: