MILOT

Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

“BalkanWeb” ka mësuar se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa kanë mbetur të plagosur pesë persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Sipas të dhënave të para, shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. Ende nuk ka detaje për identitetin e të plagosurve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb