FUSHË-KRUJË

Një aksident rrugor me pasoje plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot. “BalkanWeb” mëson se tri automjete janë përplasur mes tyre.

“BalkanWeb” mëson se mjetet e përfshira në aksident janë 2 “Benz-a” dhe një “Audi”, ndërsa dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia me të cilën po lëviznin automjetet. Të plagosurit  janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, por ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e shkaqeve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb