POGRADEC- Një 41-vjeçar është përplasur për vdekje në aksin rrugor Pogradec-Lin. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Pas përplasjes nga makina tip Volswagen, 41-vjeçari, V.M, i cili po drejtonte një motiçikletë është transportuar me urgjencë në spital, por ndërhyrja e mjekëve ishte e kotë, pasi nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin, Aleksandër Seitllari, 24 vjeç, është shoqëruar dhe po pyetet për ngjarjen.

“Pak minuta me pare ne aksin rrugor Pogradec-Lin, mjeti tip “Volksëagen” me targa AA 714 KO, me drejtues shtetasin Aleksandër Seitllari, 24 vjeç, ka aksidentuar shtetasin V.M, rreth 41 vjeç, banues në Buçimas, i cili drejtonte një motoçikletë.

Shtetasi V.M, pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”,  njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb