LUSHNJE

Disa orë pas ngjarjes Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 17-vjeçarin me iniciale J.G, i cili dyshohet se përplasi për vdekje 64-vjeçarin Fatmir Muça dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, adoleshenti ka qenë duke drejtur mjetin e tij tip “Benz” në momentin kur ka goditur për vdekje 64-vjeçarin teksa ky i fundit po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak ku në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, u aksidentua me pasojë vdekjen 64-vjeçari F.M, policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja.Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, shtetasi J.G, 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi J.G u largua nga vendngjarja por më pas u bë shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: