CËRRIK- Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri të çastit para një supermarketi. Sipas raportimeve të para mësohet se të plagosurit fatmirësisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve të plagosjes.

“Këtë të premte në qytetin e Cërrikut, para një  supermarketi, pas një konflikti të çastit mes shtatasve  E.B. N.B (vëllezër), dhe N.Ç , S.S,  E.B.,    janë  plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit  E.B. 29 vjeç dhe N.B., 24 vjeç,   banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Me marrjen e njoftimit  shërbimet e Policisë Cërrik kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë  njërin prej autorëve të dyshuar  konkretisht  shtetasin N.Ç, 28 vjeç.Forcat e Policisë  janë vënë në ndjekje  të dy shtetasve të tjerë S.S. dhe E.B,  të dyshuar si autorë të ngjarjes, ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb