TIRANE- Ashtu siç ishte paralajmëruar mbështetës të Partisë Demokratike dhe deputetë të kësaj force janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafja, i cili thuhet se u përgjua në një bisedë me një trafikant droge.
PROTESTA
Situata është tensionuar dhe ka pasur përplasje me policinë, sidomos në momentin kur kryeministri Rama deklaroi se: “Nuk e lëshonte Fatmirin si Saimirin”. Protestuesit kanë kërkuar të futen në oborrin e ministrisë që t’i bëjnë thirrje të drejtpërdrejta ministrit që të dorehiqet. Detajet më të reja dhe zhvillimet moment pas momenti i transmeton për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat.
protesta

VIDEO E MOMENTIT KUR PROTESTUESIT PERPLASEN ME POLICINE
Ora 12:27- Gazetari Klajdi Bodlli ka siguruar për BalakanWeb edhe një video të momentit kur protestuesit përplasen me policinë.

PERFAQESUESIT E PD NE PROTESTE
Ora 12:20- Sakaq gazetarja Elda Menga ka raportuar për “BalkanWeb” se situata është qetësuar, ndërsa demokratët kanë paralajmëruar se protesta do zgjasë për dy orë. Protestuesit me pankarta në duar që kërkojnë dorëheqjen e ministrit XHafaj mbështeten edhe nga përfaqësuesit e PD, Edi Paloka, Belind Këlliçi etj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb