Një lajm i kobshëm që ka thyer çdo shpresë ka qënë për familjen e Matia Rizallarit në Këlcyrë, vdekja e këtij të fundit në rrethana ende të panjohura.


“BalkanWeb” mëson se i riu kishte humbur prej 5 ditësh kontaktin me familjen e të afërmit, ndërsa sot është gjetur i pajetë.

Trupi i tij është gjetur Në mëngjes pranë Urës së Dragotit në Këlcyrë.


Ndërkaq, familjarët e tij dyshojnë se 17-vjeçari mund të jetë vrarë nga shoku i tij. Madje i ati, Arjan Rizallari ka denoncuar në polici duke ngritur gishtin mbi 25-vjeçarin Egliter Dosti.
Policia ka shoqëruar të riun dhe po e merr në pyetje.


(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb